Japonia ka të paktën 146 mijë njerëz mbi 100-vjeç,kombi përkujdeset për ta
Japonia është një vend i njohur për popullsinë që plaket me shpejtësi dhe sipas vlerësimeve, në ditët e sotme rezulton të ketë të paktën 146 000 persona njëqindvjeçarë.
Ky fakt mund të shërbejë si një motivim për njerëzit për të treguar më shumë përkushtim ndaj të tjerëve, me qëllim realizimin e një jetese të shëndetshme. Përveç përkujdesjes, shërbimi shëndetësor është një faktor i rëndësishëm në rritjen e jetëgjatësisë.
Me popullsinë që plaket me shpejtësi dhe fuqinë punëtore që tkurret, Japonia për përballet me sfida unike në mbështetje të qytetarëve të saj të moshës së tretë. Pavarësisht të gjithave, kombi mbetet i përkushtuar për të siguruar mirëqënien dhe cilësinë e jetës për banorët e saj.