Kundër Italisë nuk luhet vetëm për kualifikimin, fitorja e Shqipërisë vlen 1 milionë euro

0
image-317

Shqipëria do të nisë mbrëmjen e së shtunës rrugëtimin e saj në Kampionatin Europian Gjermani 2024. Kundërshtari i parë i kuqezinjve do të jetë Italia, ndërsa pas saj e presin edhe dy rivalë mjaft të fortë si Kroacia dhe Spanja. Megjithatë stafi dhe lojtarët e ekipit kombëtar janë të vendosur për të mos qenë thejsht pjesëmarrës në këtë turne, por të synojnë atë që për shumë persona mund të quhet e pamundur, kalimin e grupit. Por të shtunën në mbrëmje nuk luhet vetëm për prestigj dhe kualifikim.

Në lojë janë edhe shpërblimet e UEFA-s. Kështu në rast fitoreje në fazën e grupeve, Kombëtaret do të shpërblehen me 1 milionë euro. Sakaq barazimi vlerësohet me 500 mijë euro. Më tej UEFA do të japë 2.5 milionë euro për kualifimin në çerekfinale, 4 milionë euro për ekipin që shkon në gjysmëfinale dhe 5 milionë euro do të vlerësohet mbërritja në finale. Ndërkohë, fituesi i trofeut do të marrë një bonus prej 8 milionë eurosh nga qeveria europiane e futbollit.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading