Nuk ka PlayStation, telefon dhe as kufje! Spaleti i frikësohet Shqipërisë, vendos rregulla të forta para ndeshjes

0
image-316

Shqipëria do të përballet kundër Italisë në ndeshjen e parë të këtij Europiani. Do të jetë një provë e madhe për kuqezinjtë, ashtu si edhe për “axurrët”. Spaleti nuk e di ende sesi do të përgjigjet ekipi i tij në këtë turne kaq të madh, teksa cilësia e lojtarëve nuk është më e mira e mundshme.

Për më tepër që vuan dëmtimet e dy shtyllave kryesore në mbrojtje, Skalvinit dhe Acerbit. Te Italia e kanë marrë shumë seriozisht Shqipërinë, të paktën stafi dhe lojtarët. Kjo pasi në ambientin e përgjithshëm sportiv fitorja kundër Shqipërisë konsiderohet e sigurtë.

Sa i përket Spaletit, kjo ndeshje është marrë shumë seriozisht, aq sa ka vendosur disa rregulla të forta për lojtarët para këtij takimi. Futbollistëve të Italisë u është ndaluar që të luajnë në Play Station, i është ndaluar çdo lloj argëtimi në mesnatë, u janë ndaluar kufjet dhe njëkohësisht nuk mund të përdorin dot telefonin gjatë masazhit. Këto rregulla janë komentuar nga shumë ndjekës dhe tifozë të Italisë, që kanë qeshur me vendimin e trajnerit duke mos kuptuar dot shqetësimin e tij kaq të madh për të vendosur kushte të tilla, kur do të luhet ndaj Shqipërisë dhe për ta fitorja është e sigurt. Por përtej cilësive të Kombëtares tonë dhe trajnerit Silvinjo, shqetësimi i madh është edhe për faktin që baza e lojtarëve kuqezinjë janë të Serisë A dhe e njohin shumë mentalitetin e futbollit italian. Frika e madhe e axurrëve është shumë afër të bërit realitet, Shqipëria ka shanse më shumë se kurrë për t’I mundur në një turne kaq madhështor.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading