Përballja me Italinë me fanellën kuqezi në Euro 2024, Asllani: Nuk është një sfidë si gjithë të tjerat

0
image-312

Itali-Shqipëri nuk është një sfidë si gjithë tjerat, të paktën për pjesën më të madhe të legjionarëve kuqezi të cilët luajnë në Serie A. Kjo është një ndeshje speciale mbi të gjitha për Kristjan Asllanin, i cili përballë do të ketë një pjesë të mirë të shokëve të tij të cilët luajnë tek Inter dhe janë pjesë e përfaqësueses “azzurrre”, lojtarë si Bastoni, Dimarco, Darmian, Barella dhe Frattesi.

Në një intervistë për Corriere della Sera, Asllani foli për sfidën e së shtunës: “A është kjo një sfidë si gjithë të tjerat? Do të ishte një gënjeshtër nëse do të thosha po, kjo edhe për faktin se do të luaj kundër shumë shokëve të mi të skuadrës”, theksoi ndër të tjera Asllani.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading