Flamuri shqiptar del nga lista e zezë në portet e BE.

0
image-375

Sipas informacioneve nga  Autoriteti Portual Durrës dhe nga Drejtoria e Përgjithshme Detare pas përfundimit  të punimeve të mbledhjes së 57-të të Komitetit të Memorandumit të Mirëkuptimit të Parisit, flamuri shqiptar ka dalë nga lista e zezë si rezultat i raportit pozitiv të inspektimeve dhe ndalimeve të anijeve me flamur shqiptar në portet e vendeve të Bashkimit Evropian.

 Ja postimi i plotë :

Lajm fantastik në Javën e Detarisë!

Pas përfundimit të punimeve të mbledhjes së 57-të Komitetit të Memorandumit të Mirëkuptimit të Parisit, Flamuri 🇦🇱ka dalë nga lista e zezë si rezultat i raportit pozitiv të inspektimeve dhe ndalimeve të anijeve me flamur shqiptar në portet e vendeve të Bashkimit Europian🇪🇺.

Tashmë çdo anije që mban flamurin shqiptar nëse do të prekë një port të një shteti anëtar të Memorandumit të Parisit dhe Bashkimit Europian, do të paraqitet si anije pa risk të lartë lundrimor.

“Lista e bardhë, gri dhe e zezë (WGB)” paraqet spektrin e plotë, nga flamujt cilësorë te flamujt me performancë të dobët që konsiderohen me rrezik të lartë ose shumë të lartë. Ai bazohet në numrin e përgjithshëm të inspektimeve dhe ndalimeve gjatë një periudhe 3-vjeçare rrotulluese për flamujt me të paktën 30 inspektime në atë periudhë.

Urime administratës së flamurit në Drejtoria e Përgjithshme Detare dhe gjithë kolegëve që kontribuan për këtë arritje falë një plani masash të rrepta dhe konsistente këto tre vite.

Mirënjohje dhe Transport Community për gjithë mbështetjen dhe orientimet kuptimplota !

#MaritimeAlbania #MaritimeWeek

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë Forca Detare

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading