Kryeministri indian drejt Rusisë, Kremlini zbardh detaje mbi vizitën

0
image-395

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, do ta vizitojë Rusinë, njoftoi të martën Kremlini.

Këshilltari i presidentit rus Vladimir Putin për punë të jashtme, Yuri Ushakov, tha se janë duke u bërë përgatitje për vizitën e Modit, por nuk tregoi datë, duke shtuar se për këtë do të vendosej bashkërisht më vonë.

Rusia ka mbajtur lidhje të forta me Indinë prej Luftës së Ftohtë, dhe rëndësia e Nju Delhit si partnere kyçe tregtare për Moskën është rritur edhe më shumë prej se Kremlini e dërgoi ushtrinë në Ukrainë në shkurt 2022 për ta nisur pushtimin e saj.

Kina dhe India janë bërë blerësit kryesorë të naftës ruse pasi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre vendosën sanksione ndaj eksportit të naftës ruse në shumicën e tregjeve perëndimore.

Nën sundimin e Modit, India nuk e ka dënuar luftën e Rusisë në Ukrainë, derisa e ka theksuar nevojën për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore.

Modi së fundmi u rizgjodh kryeministër për mandatin e tretë radhazi.

Ai e vizitoi Rusinë për herë të fundit më 2019, për një forum ekonomik në portin Vladivostok. Ndërsa vizita e tij e fundit në Moskë ishte më 2015.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading