Euro2024.Serbia ‘ikën në shtëpi’, Sllovenia arritje historike, kualifikohet për herë të parë në 1/16-at

0
image-422

Ishte një mbrëmje e thatë, pa gola, por sërish e mbushur plot emocion, me Slloveninë, që ka arritur të sigurojë një barazim historik, 0-0 ndaj “Tre Luanëve” të Anglisë, duke arritur kështu të kualifikohen për herë të parë, në historinë e tyre, në fazën e 1/16-ve, të një Kampionati Evropian.

Kështu, në “RheineEnergieStadion”, të Këlnit, djemtë e Matjaz Kek i kanë rezistuar sulmeve të nënkampionëve të Evropës dhe pas barazimeve ndaj Danimarkës e Serbisë, sigurojnë atë të radhës, duke u ngjitur kështu, në kuotën e 3 pikëve, në Grupin C, për ta mbyllur fazën e grupeve, në vendin e dytë vetëm 2 pikë, pas Anglisë kryesuese.

Në krahun tjetër, pa fitues u mbyll edhe sfida tejet e luftuar, në “Allianz Arena”, të Mynihut, mes “Vikingëve” të Danimarkës e Serbisë, me 90 minutat që nuk panë asnjë gol, duke e mbyllur gjithçka me rezultatin e “bardhë”, 0 me 0, rezultat që dërgon Danimarkën, në kuotën e 3 pikëve dhe pozicionohet në vendin e tretë, teksa tashmë do të luftojë me ekipet e tjera, të vendeve të treta, ndërsa Serbia mbetet jashtë kompeticionit me vetëm 2 pikë të grumbulluara.

Në fazën e ardhshme, Sllovenia do të ndeshet në sfidën e saj të parë, në një fazë me eleminim direkt, me organizatorët e Euro 2024, Gjermaninë, përballje e cila pritet të luhet mbrëmjen e 29 qershorit, ndërsa Anglia e Danimarka, duke të presin deri në përfundimin e xhiros së tretë të fazës së grupeve, për të mësuar rivalët e ardhshëm.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading