Në mes të Evropianit, Spanja publikon listën për Lojërat Olimpike

0
image-427

Selektori i grupmoshës U21 të Spanjës në futboll, Santi Denia, e ka publikuar listën e futbollistëve që do të luajnë në Lojërat Olimpike në Paris këtë verë.

Në skuadrën me 22 futbollistë nuk është asnjë futbollist i Real Madridit apo Athletic Bilbaos.

Por, Fermin Lopez i Barcelonës dhe Alejandro Baena i Villarrealit, do të udhëtojnë nga Gjermania për në Francë, pasi ta kenë përfunduar aventurën në “Euro 2024”.

Prej finales së Evropianit deri në nisje të kampanjës së Spanjës në Olimpiadë janë dhjetë ditë dallim.

Tre lojtarët e moshës madhore që kanë të drejtë loje në Olimpiadë janë Sergio Gomez i Manchester Cityt, Abe lRuiz i Bragas dhe Juan Miranda i Real Betisit.

Barcelona dhe Atletico Madridi kanë më shumë lojtarë.

Njëri prej tyre është Pau Cubarsi i cili nuk u ftua për në Evropian.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading