“Maratonomaku” Ramadani, lojtari që ka vrapuar më shumë në fazën e grupeve të Euro 2024

0
image-468

Shqipëria u largua me kokën lart nga Euro 2024, ku kishte rënë në “Grupin e Vdekjes” së bashku me Spanjën, Italianë dhe Kroacinë. Kuqezinjtë lanë shenjë në eventin që tashmë ka hyrë në fazat me eliminim direkt me golin më të shpejtë në historinë e Europianit dhe barazimin epik kundër Kroacisë, që i mbajti në lojë për kualifikimin në ndeshjen e fundit.

Një tjetër statistikë e fazës së grupeve bën protagonist një futbollist shqiptar: sipas Transfermarkt, Ylber Ramadani është futbollisti që ka përshkuar më shumë kilometra në tri ndeshjet e para.

Mesfushori i Lecces, pikë shumë e rëndësishme e Shqipërisë së Sylvinhos, ka vrapuar në total 37.5 km, duke qenë i pakonkurreshëm në këtë aspekt.

Golashënuesi më i mirë deri tani është sulmuesi i Gjeorgjisë, Mikautadze, me 3 gola, ndërsa dribluese më i mirë francezi Dembele me 22 driblime.

Spikat Cristiano Ronaldo në dy aspskte: është lojtari që ka pasur më shumë tentativa drejt portës (12), por edhe ai që është kapur më shumë herë në pozicion jashtë loje (5).

Sesko i Sllovenisë është lojtari më i shpejtë, pasi ka arritur shpejtësinë 35.9 km/h, ndërsa Toni Kroos i kryeson për numrin total të pasimeve të sakta: 326.

Portieri i Gjeorgjisë, Mamardashvili, kryeson me numrit e pritjeve (20), ndërsa mbrojtësi i Sllovenisë, Bijol, është lojari që e ka spastruar më shumë herë zonën (27).

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading