Ukrainasit pretendojnë se kanë shkatërruar sistemin më të ri të mbrojtjes ajrore të Kremlinit, e goditën me raketat amerikane ATACMS

0
image-485

Forcat ukrainase mund të ketë shkatërruar sistemin më të ri të mbrojtjes kundërajrore rus S-500, duke e goditur me raketat amerikane ATACMS.

“Është raportuar se sistemi më i ri i mbrojtjes ajrore S-500 u shkatërrua nga raketa ATACMS. Kostoja e një sistemi të tillë raketor 600 milionë dollarë”, tha Andriy Tsaplienko, gazetari ukrainas që e postoi këtë lajm në Telegram, duke mos elaboruar se ku dhe kur ky sistem u shkatërrua, transmeton Telegrafi.

Gjenerali Kyrylo Budanov, kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase ka thënë për mediat ukrainase më 12 qershor, se Rusia kishte montuar komponentët e sistemit raketor S-500 në Krimenë e aneksuar.

Ekspertët ushtarakë kanë vlerësuar në fillim të këtij muaji se Rusia mund të ketë katër sisteme S500 në Krime që gjithashtu njihen si Prometheus.

Në anën tjetër, ukrainasit me marrjen e armëve perëndimore kanë arritur së fundmi të shkatërrojnë një numër të konsiderueshëm të sistemeve mbrojtëse ajrore ruse.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading