Durrës.Mbyllet aktiviteti i zhvilluar nga Shoqata Vllaznimi në Durrës Turneu i 19-të ndërkombëtar “Vllaznimi Cup 2024” për grupmoshat under 9, under 11, under 13. Me 1 korrik Vllaznimi Cup rikthehet me hedhjen e shortit për grupmoshat under 15 under 17
Pas ndeshjeve në grupe dita e katërt e aktivitetit përballi ekipet finaliste për të gjitha grupmoshat. Ndeshjet e bukura dhe me ritëm, të zhvilluara nga fëmijët e bënë akoma më të bukur këtë aktivitet.

Në ndeshjet finale aty ku u shpallën dhe fituesit kishte lot gëzimi për fituesit, por edhe zhgënjim për ata që nuk ja dolën të ngrinin kupën.
Pas përfundimit të ndeshjeve finale është zhvilluar dhe ceremonia mbyllëse për këto grupmosha ku u shpërndanë dhe çmimet për fituesit.

Fituesit u shpallën:
Under 9 ekipi kampion “Fc. Autokton”
Under 11 ekipi kampion “Veleshta United”
Under 13 ekipi kampion “Ak. Selaci “

Gjithashtu u shpërndanë medalje për të gjithë fëmijët pjesëmarrës si dhe kupa e stimuj për fëmijët më të dalluar për secilën grupmoshë:
Under 9
Golashenuesi më i mirë
Andrea Shehi (Akademia Selaci)
Portieri më i mirë
Noel Kasa (Fc. Autokton)
Lojtari më i mirë
Aron Kurti (Iliria F. Kruje)
Under 11
Golashënuesi më i mirë
Diar Reci (Veleshta United)
Portieri më i mirë
Frenkli Cani (Deutchsport)
Lojtari më i mirë
Reis Murati (Akademia Selaci)
Under 13
Golashenuesi më i mirë
Merchan Karaj (Iliria F. Kruje)
Portieri më i mirë
Matias Hajri (Arena Shijak)
Lojtari më i mirë Gentjan Dunga (Akademia Selaci)

Në mbylljen e këtij aktiviteti morën pjesë përfaqësues i FSHF z. Arbër Kalemi, presidenti i Alubaualeks z. Fatos Bici, z. Andi Zoto president i “Ansi Lab/Ansi Farma”, z. Nazif Muca përfaqësues i Uji Tepelenë, z. Artion Bajramaj përfaqësues i “Seyenergy realestate”.
Në fund të aktivitetit organizatorët e “Vllaznimi Cup” që tashmë e kanë kthyer në traditë këtë aktivitet dhe kanë një përvojë 20-vjeçare falenderuan fëmijët pjesëmarrës si edhe prindërit e tyre për mbështetjen si edhe sponsorët që bënë të mundur zhvillimin e aktivitetit.
Gjithashtu u bë e ditur nga organizatorët që ditën e hënë me 1 korrik, hidhet shorti për grupmoshat under15 dhe under 17.
