Emocione deri në sekondën e fundit, Turqia eliminon Austrinë në ndeshjen e goditjeve nga këndi

0
image-52

Mbrëmjen e sotme është vendosur edhe çerekfinalisti i fundit i këtij Europiani. Turqia ka eliminuar Austrinë në një ndeshje që dhuroi emocione deri në sekondën e fundit. Sfida u vendos nga goditjet e këndit, teksa prej andej u shënuan të tre golat e takimit.

Dueli nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për turqit. Merih Demirali tundi rrjetën që në minutën e parë, duke ia bërë më të lehtë punën skuadrës së tij. Austriakët u hodhën menjëherë në sulm, por pjesa e parë përfundoi me epërsinë e turqve. Në minutën e 59 ishte sërish Merih Demirali ai i cili ndëshkoi austriakët, duke dyfishuar shifrat nga këndorja. Vetëm 7 minuta më vonë, Gregorish ngushtoi shifrat po nga goditja e këndit, duke rihapur edhe një herë takimin. Austria sulmoi deri në sekondën e fundit, kur portieri turk u bë hero me pritjen e tij të shkëlqyer. Në fund Turqia triumfoi me shifrat 2-1 dhe do të përballet me Hollandën në çerekfinale.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading