Sulm me armë zjarri, u vihet flaka makinave në autostradë
Një sulm i armatosur tronditi këtë mëngjes zonën e Brindisit në Itali. Një grup kriminelësh sulmuan një makinë të blinduar, duke shkaktuar zjarr në dy makina të tjera.
Situata u tensionua pas të shtënave me armë, duke krijuar panik tek të pranishmit dhe duke bllokuar plotësisht qarkullimin.
Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, kur një mjeti i blinduar ka qënë në lëvizje.
Autorët me pas kanë detyruar mjetin të ndalojë duke përdorur teknikën paraushtarake dhe pasi kanë bllokuar rrugën i kanë vënë flakën dy makinave për të krijuar pengesë dhe për të lehtësuar sulmin.about:blank
Për pasojë, u krijua trafik i rënduar, ndërkohë që në vendngjarje mbërritën forcat e policët dhe zjarrfikësit. Fatmirësisht asnjë nuk mbeti i lënduar.