La futbollin dhe 24 orë më pas tregon se çfarë Zotërie është, Kroos i kërkon falje Pedrit: Je lojtar i madh

0
image-124

Toni Kroos e mbylli karrierën e tij me eliminimin e Gjermanisë në çerekfinale të EURO24 dhe 24 orë më vonë tregoi se çfarë zotërie është.  Pedri u dëmtua që në fillim të ndeshjes dhe u desh të zëvendësohej nga Olmo.

Ka qenë Kroos ai që ka lënduar Pedrin, por i ka kërkuar falje publike përmes një postimi në Instagram. “Për mua është shumë e rëndësishme t’i kërkoj falje Pedrit dhe t’i uroj shërim të shpejtë! Nuk ka qenë qëllimi im që ta lëndoj. Shërim të shpejtë dhe gjithë të mirat. Je një lojtar i madh”, ka shkruar Toni Kroos në profilin e tij zyrtar në Instagram. 

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading