Përgjimet e “SKY ECC” dhe lidhjet me krimin e organizuar alarmojnë qeverinë…
Përgjimet e “SKY ECC” dhe lidhjet me krimin e organizuar alarmojnë qeverinë, ndryshojnë procedurat për rekrutimet, kush do të bëhet polic duhet të kalojë “në filtrin” e SPAK.
Në filtrin e verifikimeve për ata që duan të bëhen polic, shtohet edhe SPAK. Mësohet se kush vesh uniformën, më parë duhet të marrë konfirmim që nuk është nën hetim nga prokuroria e posaçme. Në procedurën e rekrutimit në policinë e shtetit është shtuar si filtër verifikimi edhe prokuroria e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.