Pse u helmuan 56 persona në Bulqizë, eksperti jep detajet

0
image-127

Eksperti i Industrisë Ushqimore, Abdyl Sinani, në një lidhje për emisionin “Good Morning Albanians” ka folur mbi ngjarjen në Bulqizë, ku rreth 56 persona u paraqitën në spital me simptoma helmimi. Sinani tha se shkak për këtë helmim, i cili sipas tij nuk është i plotë, mund të jetë bërë bashkimi i ujërave të zeza me ujin e pijshëm. Sipas tij, nëse uji i pijshëm ka përmbajtje edhe të ujërave të zeza, jep djarre, që është sipas tij faza e parë e helmimit. Ai shtoi se uji i pijshëm dallohet nga ngjyra dhe era nëse ka përmbajtje fekalesh brenda.

 “Kjo është një ngjarje shumë e rëndë. Zakonisht kur bashkohen ujërat e zeza me ujin e pijshëm, këto krijojnë protozearët që japin djare. Duke dhënë djare është jo helmimi i plotë. Pra është faza e parë që mund të kenë djare dhe marrje mendsh. Nga kjo ndodh zakonisht, kur bërzihen ujërat e zeza me të bardhat. Ujërat e zeza janë zbutur, pasi kanë kaluar një pjesë. Pastaj vijnë bakteret, myket dhe viruset. Kjo kërkon një kujdes së jashtëzakonshëm. Pra gjysmë helmim. Dallohet menjëherë përzierja e ujit, pasi fillimisht ndërron ngjyrë uji. Derisa ndërron ngjyrë, specialistët duhet ta ndalojnë menjëherë.

Pra kjo është faza e parë që krijohen protozoarët që japin djare. Kjo mjekohet menjëherë. Nëse nuk janë nga ujërat e zeza, atëherë është nga burimet që merret. Nga puset. Nëse merret ujë nga puset, duhen bërë analizat, që peashi i tyre, aciditeti, të mos jetë i ulët nën 6 dhe jo mbi 8”, tha Sinani.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading