Digjet makina e kryeinxhinierit të OSHEE në Durrës, merr flake edhe automjeti pranë

0
241

Makina në pronësi të kryeinxhinierit të OSHEE-së në Durrës është shkrumbuar në orët e para të mëngjesit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 17 ose e njohur ndryshe si ish-URT, ku makina tip “Benz” ishte e parkuar.

kryeinxhinierit të OSHEE-së në Durrës është shkrumbuar në orët e para të mëngjesit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 17 ose e njohur ndryshe si ish-URT, ku makina tip “Benz” ishte e parkuar. Dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme për shkak të detyrës. Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur dhe një automjet tjetër, në pronësi të E. H., që ishte i parkuar pranë automjetit tip “Benz”. Policia po këqyr kamerat e sigurisë në zonë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes. ‘Në orët e para të mëngjesit, në lagjen 17, në automjetin tip “Benz” të parkuar, në pronësi të shtetasit A. A., ka rënë zjarr.
Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur dhe një automjet tjetër, në pronësi të shtetasit E. H., që ishte i parkuar pranë automjetit tip “Benz”.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.’- njofton policia.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading