Pas arrestimit të Ilir Beqajt, goditje e fortë nga Brukseli për Frida Krifcën.

0
51

Pas arrestimit të Ilir Beqajt, goditje e fortë nga Brukseli për Frida Krifcën dhe ish-vartësit e saj në AZHBR, nëse institucionet shqiptare nuk marrin masa për abuzimet me fondet nga ndërkombëtarët, çështjen do ta marrë vetë në dorë BE.

Brukseli u shpreh se nuk komentojnë mbi vendimet e drejtësisë, por nga ana tjetër kërkojnë nga institucionet shqiptare që të kenë mekanizma efektivë të kontrollit për të mbrojtur interesat financiare të BE-së. Këtu, delegacioni i BE përfshin edhe institucionet e pavarura të drejtësisë. “BE-ja nuk komenton mbi procedurat gjyqësore në vazhdimësi. Institucionet shqiptare janë të detyruara të kenë mekanizma efektivë të kontrollit financiar për të mbrojtur interesat financiare të BE-së”, thuhet në reagimin për Report Tv. Në të kundërt nëse institucionet shqiptare nuk marrin masa, në reagim thuhet se BE ka mjete dhe procedura në dispozicion për të mbrojtur interesat e veta financiare.

“Rol të rëndësishëm në këtë drejtim luajnë edhe institucionet e pavarura të drejtësisë. BE-ja ka mjete dhe procedura në dispozicion për të mbrojtur interesat e veta financiare, nëse është e nevojshme”, thuhet në reagimin e BE. Ky mesazh ishte goditje e fortë për ish-ministren Frida Krifca dhe ish-vartësit e saj në AZHBR që abuzuan me fondet në bujqësi, pasi deri më tani nuk iu ka hyrë “gjemb në këmbë”. Shumë shpejt nëse nuk ka goditje, çështjen për Frida Krifcën do ta marrë vetë në dorë BE. Por sinjalet që dha dje Altin Dumani paralajmërojnë lajme tronditëse për pushtetarët që vodhën fondet e BE. “Është çështje në hetim paraprak”, u shpreh kreu i SPAK kur e pyetën gazetarët.

Detajet

Hetimi ka nisur që në vitin 2021, nga zyra Kundër Mashtrimit në BE (OLAF). Po atë kohë u përfol se në godinën e Ministrisë së Bujqësisë dhe AZHBR-së pati një operacion nga OLAF ku u sekuestruan disa kompjutera, dokumente dhe prova të tjera në funksion të hetimit për shpërndarjen e granteve të bujqësisë. Dosja që Brukseli dërgoi në SPAK përkonte me kohën kur Frida Krifca ishte drejtoreshë e AZHBR dhe më pas Ministre e Bujqësisë. Aty dalin fakte skandaloze se si u shpërdoruan miliona euro nga AZHBR përmes mos respektimit të procedurave ligjore në shpërndarjen e granteve për fermerët, duke bërë që një pjesë e madhe e tyre të grabiteshin.

Ndërkohë, nuk janë të pakta rastet e protestave nga vetë fermerët se nuk janë mbështetur me para (kur fondet gëlonin), apo se nuk gjenin treg për prodhimet e tyre. Për të mos folur pastaj për aferat se janë hapur hetime konkrete për tendera fiktive, falsifikime dokumentesh sikur paratë janë dhënë për sera, stalla, ferma lopësh e bagëti të imëta, punishte qumështi, pemëtore, ullishte apo bujtina malore që në fakt nuk ekzistojnë. Fakti se këta zyrtarë nuk po dënohen ka bërë që Shqipërisë t’i bllokohet paketa e radhës me vlerë 112 milionë euro.OLAF njoftoi pak javë më parë se është rekomanduar bllokimi i mbështetjes së radhës sepse nuk janë marrë masa për të garantuar mbrojtjen e interesave financiare të BE-së. Një prej parregullsive të identifikuara nga BE ka qenë “kërkesa që u bëhej aplikuesve për të paguar një pjesë domethënëse të grantit tek një kompani vendase konsulence”, si edhe “kontrata të dhëna pa garë ose me garë të falsifikuar” apo “çmime të inflacionuara dhe shkelje të kontratave”.

Hetimi i OLAF nxori në pah dyshimet se aplikuesve u kërkohej gjithashtu të paguanin një përqindje të lartë të grantit tek kompani që lehtësonin realizimin e kontratave me Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) në Shqipëri, një institucion shtetëror, që i shpërndante më tej fondet. “Pas një serie hapash hetimore, përfshirë kërkime forensike digjitale (teknikat shkencore për hetimin e krimit) të dokumenteve të lidhura me përfituesit e IPARD II, AZHBR dhe operatorë të tjerë ekonomikë, OLAF zbuloi shumë parregullsi serioze gjatë fazës së dhënies së granteve dhe zbatimit të shumë projekteve”, shkruhej në njoftimin zyrtar të OLAF.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading