Vota e Diasporës, OSBE thirrje partive: Zbatoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese

0
421

Kryetari i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Michel Tarran u ka bërë thirrje palëve politike në vend që të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të bëjnë të mundur votën e diasporës.

Thirrja e tij erdhi gjatë një tryeze të përbashkët diskutimi me KQZ-në për procesin zgjedhor.

“Sfidë e pazgjidhur ende zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese duke përfshirë çështjen e votimit nga jashtë vendit. Secili shtet duhet të zbatojë atë model që i përshtatet me mirë sipas kontekstit.

Çdo vendim, duhet të jetë prej konsensusit të të gjithëve. Ky konsensus duhet të bazohet në bashkëpunim dhe një qasje e tillë do të çonte në votimin nga jashtë vendit.

OSBE është e angazhuar për të përmirësuar administrimin e zgjedhjeve dhe proceset zgjedhore. Ju ftoj ta shihni prezencën OSBE-së. Kur ka vullnet ka edhe zgjidhje”, tha Tarran.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading