Abuzuan me fondet e BE-së në SASPAC, paraqitet në SPAK Gazmend Haxhia, bashkëpunëtor i Ilir Beqajt.
Biznesmeni Gazmend Haxhia, i akuzuar nga SPAK si bashkëpunëtor i ish-ministrit në pranga, Ilir Beqaj në dosjen e shpërdorimit të fondeve të BE-së, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme
TIRANË- Biznesmeni Gazmend Haxhia, i akuzuar nga SPAK si bashkëpunëtor i ish-ministrit në pranga, Ilir Beqaj në dosjen e shpërdorimit të fondeve të BE-së, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Bashkë më avokatin mbrojtjes Haxhia është paraqitur për verifikim të masës së sigurisë, pasi ndaj tij është vendosur masa ‘arrest shtëpie’ në lidhje me dosjen SASPAC.