I rikthehet politikës, Tavo: Ja pse e pranova ftesën e Ramës për Himarën.

0
646

Prefekti i Qarkut të Vlorës Vangjel Tavo i rikthehet politikës duke pranuar ftesën e kryeministrit Rama për të kandiduar si kryetar i Bashkisë së Himarës.

I ftuar në një intervistë televizive, Tavo u shpreh se pranoi kandidimin jo vetëm si sfidë personale, por edhe se Himara e populli i saj kanë ngjashmëri me komunitetin e Gjirokastrës ku Tavo ka shërbyer më herët si deputet.

“E pranova ftesën të shërbeja siç kam bërë në këto 30 vite në Gjirokastër dhe në të gjithë Shqipërinë”.

Bashkia e Himares ka me pak se 30 mijë banorë dhe është një nga bashkitë me shtrirjen më të gjerë gjeografike në Detin Jon. E pasur në burime të shumta natyrore, Himara është një nga bashkitë që mund të përfitojë nga pronat e saj mbi territor. Tavo thotë se projekti i tij i jep zgjidhje problematikave të Himarës të akumuluara ndër vite.

Në zgjedhjet  e fundit lokale për këtë bashki numri i votuesve nuk i kaloi të tetëmijët. Zoti Tavo vlerëson se në zgjedhjet e gushtit do të vijnë më shumë se 10 mijë zgjedhës, do bëjnë plazh dhe do të çmallen me njerëzit e tyre.

Ai tha se do të udhëheqë një fushatë moderne elektorale që ofron parimet e mira të mirëkuptimit dhe respektit për kundërshtarin, duke mos e fshehur ambicien politike. “Nuk ka sfidë që kam hyrë dhe nuk e kam fituar” përfundoi Vangjel Tavo.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading