Njeriu që i hapi një nga dosjet korruptive në SPAK nxjerr informacionet “bombastike për Metën:
Njeriu që i hapi një nga dosjet korruptive në SPAK nxjerr informacionet “bombastike për Ilir Metën: Ish-presidenti del në përgjimet e “SKY ECC” se ka sponsorizuar vrasje, ja kush është i penduari i drejtësisë që e ka fundosur para prokurorëve specialë dhe kush po ia menaxhon miliardat.
Ish-deputeti Halit Valteti, i cili ka denoncuar dhe kallëzuar në SPAK, Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin për aferën e lobimit në SHBA ka nxjerrë disa detaje “bombastike” për çiftin tashmë në proces divorci. Në një intervistë për “Top News”, Z.Valteri thotë se llogaritet një pasuri marramendëse e vënë nga Ilir Meta që mund të kapi vlerën e 1 apo 2 miliardë euro. Ai thotë se nga informacionet e tij, në “SKY ECC” ka dalë se Meta ka sponsorizuar një vrasje dhe një nga të penduarit e drejtësisë, Nuredin Dumani ka folur për këtë gjë para prokurorëve specialë. Halit Valteri flet edhe për pastrimin e parave dhe menaxhimin e miliardave të Metës. Më tej, ai paralajmëron se lista e shokëve të Ilir Metës do të jenë të gjithë bashkë në burg, siç kanë punuar e kanë ndarë fitimet do të jetë edhe atje ku do të vuajnë dënimin për gjithçka që i kanë bërë shqiptarëve.
-Zoti Valteri, besoj i keni dëgjuar deklaratat e kreut të SPAK, zotit Altin Dumani, i pyetur nga gazetarët për zotin Ilir Meta dhe preferoi të mos komentonte. Si e shihni këtë?
Është një sjellje korrekte e drejtuesit të SPAK-ut pasi ai që heton nuk ka nevojë të shpall tellallin dhe të komentojë mbi zhvillimet për çështjet e ndryshme ku flasim për një politikan i cili ka kaluar të gjitha stadet e funksionit të shtetit shqiptar. Flasim për një politikan i cili akuzohet në afera të ndryshme dhe ka dritëhijet e tij të korrupsionit ndër vite, që nga vitet 91, kur ishte që më Lëvizjen Studentore dhe me marrjen e FRESSHIT dhe disa organeve drejtuese të PS por llogaritet një pasuri marramendëse e vënë nga ky njeri që mund të kapi vlerën e 1 apo 2 miliardë euro që administrohen nga ky njeri. E patjetër që zoti Dumani do të jetë diskret, derisa të flas me dokumente. Unë di të të them dhe kam bindjen e besimin e plotë që kur të flas, do të flas njëherë e mirë për njeriun më të korruptuar dhe kancerin e politikës shqiptare që janë Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi.
-Si mundet që një hetim që zgjat prej kaq vitesh, 3 vite çështja e “CEZ-DIA” dhe SPAK nuk ka arritur ende në një konkluzion? Mund të kemi të bëjmë me një strategji të SPAK-ut apo realisht nuk gjen fakte dhe prova për ta ngarkuar me përgjegjësi zotin Meta…
E para, SPAK nuk fillon një hetim nëse nuk ka prova të mjaftueshme për një hetim nëse nuk shikon që ka një aferë, nëse nuk shikon që aty ka një mospërputhje shifrash apo në momentet që janë bërë këto lëvizje në miliona euro të lëvizura nga taksa paguesit shqiptar të futura drejtpërdrejtë në xhepin e Kastriot Ismailit dhe më pas në xhepin e Ilir Metës. SPAK nuk mendoj se ka afat apo strategji por mendoj që të mblidhen prova dhe në fund Prokuroria Speciale shkon me një akuzë të qartë që të bindi Gjykatën për fajësinë e personit të akuzuar. Kështu që kur ne pritëm tre vite, të presim dhe tre muaj pasi atëherë mbaron afati dhe të shohim.
-Ilir Meta i është përgjigjur Dumanit, pavarësisht se është shumë diskret në përgjigjet që i janë bërë ndaj kreut të PL-së, ku ka thënë se unë jam nën hetim vetëm se jam kundër narko-shtetit të Edi Ramës?
Ilir Meta e solli Edi Ramën në 2013-ën aleanca e 1 Prillit, nga aleanca e ‘ngjalave’, se këto marrëveshjet me njëri-tjetrin i bëjnë dhe Meta nuk është kundërshtari i Edi Ramës e as Edi Rama i Sali Berishës e anasjelltas. Këta janë të tre krahët e politikës dhe Ilir Meta nuk është kundërshtari i Berishës por i mbi 80% i shqiptarëve. Po të shohësh sondazhet, Ilir Metën e nxjerrin politikanin më të urryer dhe SPAK që ka një pritshmëri të lartë te qytetarët, presin që ky mamuth i korrupsionit të shkojë para drejtësisë dhe të jap llogari. Nuk e do njeri Ilir Metën në burg por duhet t’i sekuestrohen pasuritë ku i ka te shokët, të miqtë te biznesmenët.
Po ndërtohen kulla sot me paratë e Ilir Metës, ka televizione që financohen me paratë e Ilir Metës, ka universitete që financohen me paratë e Ilir Metës, ka komplekse lagjesh e vilash te Gjiri i Lalzit që financohen sot me paratë e Ilir Metës. Sot SPAK-u ka një detyrë shumë të madhe të rëndësishme, shumë fisnike e shumë të vështirë për të çuar përpara drejtësisë jo vetëm Ilir Metën por të gjithë grupin e strukturuar që pastrojnë paratë e tij. SPAK-u mund të vonojë në hetime por në nxjerrjen e konkluzioneve, di të them se lista e shokëve të Ilir Metës do të jenë on block, të gjithë bashkë, siç kanë punuar e kanë ndarë fitimet do të jetë edhe atje ku do të vuajnë dënimin për gjithçka që i kanë bërë shqiptarëve. Mesa di unë SKY ENCHRO, ne diskutimet se çfarë flitet lartë e poshtë, del që Meta ka sponsorizuar një vrasje dhe një nga të penduarit e drejtësisë, Nuredin Dumani ka folur për këtë gjë.
Prandaj themi që është personi i cili përveçse i ka vjedhur shqiptarët, përveçse i ka shkatërruar shqiptarët, është përlyer edhe me ekzekutime mafioze. Paguante banda kriminale për të ekzekutuar kundërshtarët e tij. Nuk duhet ta shikojmë Dumanin sikur nuk na dha informacione por duhet të shikojmë reagimin e Metës. Sa herë Ilir Meta çirret e bërtet e bën si hajvan do të thotë që është zbuluar ndonjë gjë dhe është pyetur për ndonjë gjë tjetër që atij nuk ia ka marrë mendja se është zbuluar. Dhe të gjitha këto që thonë se jo u dekonspirua SPAK-u se është firmosur urdhër arresti. Kuptohet shumë thjeshtë se çfarë hallesh ka Meta vetëm duke parë reagimet si sot është shpërfytyruar nga një person që ka patur të gjitha drejtimet e postet e mundshme në vendin tonë në një halabak i cili sillet vërdallë nëpër Tiranë duke pirë raki dhe duke përshëndetur njerëz të cilët i flasin për kortezi dhe jo nga qejfi i madh.-Meta para pak ditësh ka kërkuar divorcin nga bashkëshortja e tij, zonja Kryemadhi, si e shihni këtë lëvizje të kryetarit të PL-së?