“Do t’i ndërroja të gjithë golat e mi me një trofe”, Kane do Europianin: Jam shumë i uritur.

0
542

Harry Kane është pranë fitimit të trofeut të parë në karrierën e tij. Anglia do të luajë mbrëmjen e nesërme finalen e Euro 2024-s kundër Spanjës dhe një fitore e “tre luanëve” do t’i jepte fund thatësirës së trofeve për Kombëtaren ishullole dhe për sulmuesin e Bayern Munich-ut. Kane ka thënë në konferencë për shtyp se do t’i ndërronte të gjithë golat e shënuar prej tij me një trofe me Kombëtaren.

“Nuk është sekret që nuk kam fituar asnjë titull kolektiv. Sigurisht që do t’i ndërroja të gjithë golat e mi të shënuar me një trofe kolektiv. Sidomos për të fituar me vendin tim. (Fitimi i Europianit) Do të ndryshonte shumë për mua dhe për vendin. Ne duhet ta përdorim këtë si motivim. Është bukur të shohësh videot dhe atmosferën e njerëzve.

Jam shumë i lumtur për mundësinë që kemi për t’i bërë njerëzit të lumtur nesër. Do të jetë një betejë e madhe dhe shpresojmë ta kthejmë trofeun në Angli. Mendoj se do të ishte ndjenja më e veçantë për vendin. Jam shumë i uritur. Jemi përgatitur mirë. Jam pozitiv”, është shprehur Harry Kane.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading