Luis Hasa luan kartat e tij për ekipin e parë të Juventusit, në provë për të bindur Tiago Motën për të qenë pjesë e projektit.

0
646

E ardhmja e Luis Hasës ka mbetur ende një enigmë. Mesfushori shqiptar nuk po zgjat kontratën e tij që skadon në verën e vitit të ardhshëm, ndërsa diskutimet me Palermon dhe Sampdorian nuk kanë zhvillime të reja. Lojtari 20-vjeçar i është bashkuar ekipit të parë të Juventusit në përgatitjet për sezonin e ardhshëm.

Hasa do të luajë të gjitha kartat e tij për të bindur Tiago Motën për të qenë pjesë e projektit të tij. Bardhezinjtë i kanë hapur derën shumë të rinjve në sezonet e fundit, çka i rrit shpresat e Hasës për të provuar fatin e tij te Juventusi. Konkurrenca në mesin e fushës është e madhe, por nuk përjashtohen befasitë nga Tiago Mota.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading