Momente tmerri dhe paniku për qytetarët që merrnin pjesë në miting, ja pamjet kur njerëzit ulin kokat pas të shtënave.
Donald Trump ishte në skenë, gjashtë minuta pas fjalimit të tij në një tubim në Butler, Pensilvani, kur papritur dëgjohen të shtëna armësh. Të shtënat pasohen nga të britmat e të pranishmëve.
Trump menjëherë kap veshin e djathtë, shikon gjakun në dorë dhe ulet në tokë pas podiumit. Agjentët e Shërbimit Sekret vrapojnë menjëherë në skenë dhe mbulojnë republikanin, ndërsa në skenë ngjiten pushkë edhe anëtarë të tjerë të forcave të rendit.
Agjentët e Shërbimit Sekret e mbajnë Trumpin në tokë për 25 sekonda. Dikush bërtet: “Ka vdekur autori!”. Republikani më pas duket se u thotë mbështetësve të tij të “luftojnë”. Shumë përgjigjen duke brohoritur “SHBA, SHBA, SHBA”.