Durrës. Emiliano Vila kthehet në shtëpi, prezantohet si lojtari më i ri i Teutës.

0
421

Emiliano Vila është kthyer në shtëpi. Mesfushori 36-vjeçar ka firmosur me ekipin ku ka nisur karrierën e tij, me Teutën. Vila ka lënë Partizanin për të firmosur me klubin bregdetar për të paktën një sezon. Lajmin e ka përcjellë vetë skuadra durrsake përmes faqes zyrtare në “Facebook”. “Klubi i Futbollit Teuta njofton afrimin e tretë të merkatos së verës, duke rikthyer në shtëpi mesfushorin Emiliano Vila! Mesfushori 36-vjeçar do të jetë zyrtarisht futbollisti më i ri i Teutës, duke u rikthyer aty ku hodhi hapat e parë si futbollist. Klubi i uron mirëseardhje Vilës dhe sa më shumë suksese me fanellën blu”, ka njoftuar klubi Teuta.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading