Nga dosja ‘Xibraka’ te mikrokreditë, Çela i jep ‘llogari’ Bardhit: Janë disa kallëzime, ka vendimmarrje të prokurorëve.

0
80

Pas raportimit për punë e vitit 2023, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela po iu përgjigjet pytjeve të drejtuara nga deputetët e Kuvendit.

BardhiLatë pa hetuar ata që njihen si kokat e këtij grupi kriminal. Në udhëzimet tuaja, këtë standard hetimi a ja rekomandoni vartësve tuaj në prokurorinë e rretheve. Dhe së dyti, dekonspirimi a duhet të hetohet, a ja rekomandoni vartësve tuaj? Pyetja e dytë është, sa hetime apo dënime janë bërë për skandalin e mikrokredive? 

Përgjigja e Çelës për Xibrakën: Do i referohem asaj që tha drejtuesja e seancës që ky është një raportim për punën e prokurorisë për vitin 2023. Është në detyrën time  si prokuror i përgjithshëm dhe detyrën tuaj si deputet që ti përmbahemi kuadrit kushtetues dhe ligjor që  siguron trajtimin e këtij raportimi në funksion të interesit të qytetarëve.

Përgjigja për mikrokreditë: Është një fenomen shqetësues. Janë disa kallëzime, ka vendimmarrje të prokurorëve që lidhen me to. Njëra është bërë publike ka pasur veprime të prokurorisë ku ka persona që janë duke hetuar ka dhe masa sigurie. Mbetet të shikohet si do vazhdohet me hetimit dhe gjykimi. Por secili rast ka prokuror që po heton cështjet ka dhe gjykatë që do bëjë vlerësimin. Ajo që i është kërkuar prokurorive, është nxitja e thellimit të hetimeve në të gjitha drejtimet aq sa i lejohet prokurorit të përgjithshëm.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading