Tone të ashpra në Kuvend, Sula: Kuvendi është kthyer në Republike Kryeministrore.

0
55

Me tone të forta, deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka reaguar ashpër për rendin e ditës dhe minutazhin e vënë në dispozicion për drejtuesit e 5 institucioneve të drejtësisë që do të raportojnë në Kuvend. Sula theksoi se Kuvendi është kthyer në Republike Kryeministrore.

 “E vlerësoj raportimin e 5 institucioneve. Por jam i zhgënjyer me sjelljen e maxhorancës pasi jemi në gjysmën e korrikut dhe nuk kemi bërë asgjë për këto institucione, dhe ngelet gushti, kur është pushim. Institucionet e drejtësisë kanë paraqitur raportet e tyre në Kuvendin e Shqipërisë, dhe është e pafalshme që mos të përfundojnë këto raportime. Vetëm këtu te ju ndodh. Ju injoroni gjithçka. E keni kthyer Parlamentin në Republikë Kryeministrore. Ju duhet t’i jepni të drejtë këtyre institucioneve dhe më pas të nisë debati. A mjaftojnë 25 minuta që të raportojnë ata? Kjo është tallje që bëni nga ana e maxhorancës. Maxhoranca ka ndritur me korrupsionin. Sjellja juaj nuk i bën nder shoqërisë dhe vendit.”, tha ai.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading