Mbërrin oferta prej 9 milionë eurosh, Rei Manajn e duan në Europë.

0
421

Rei Manaj është një nga emrat më të lakuar sa i përket merkatos në kampionatin turk. Sulmuesi shqiptar la pas sezonin më të mirë të karrierës së tij dhe golat e shënuar janë kartëvizita që i duhet për të siguruar një transferim këtë verë. Vetë trajneri i Sivasporit ka konfirmuar se skuadra nga Franca, Italia dhe Katari kanë shprehur dëshirën për të blerë kartonin e 27-vjeçarit.

Ndërkohë, sipas gazetarit Abdullah Jigit, një tjetër ofertë ka mbërritur në zyrën e klubit turk. Gazetari në fjalë nuk zbulon emrin e ekipit, por bën me dije se bëhet fjalë për një klub europian. Oferta kap vlerën e 9 milionë eurove, megjithëse drejtuesit e Sivasporit dëshirojnë 15 milionë euro për të lënë të lirë Manajn. Mbetet për t’u parë nëse palët do të gjejnë gjuhën e përbashkët.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading