Rikthehet në Tiranë Aleksandër Arvizu, Veliaj i dhuron “Çelësin e Qytetit”.

0
51

Rikthehet në Tiranë Aleksandër Arvizu, Veliaj i dhuron “Çelësin e Qytetit”

Një mik i madh i shqiptarëve vjen sot në Tiranë. Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, do të nderohet në një ceremoni të posaçme, me “Çelësin e Qytetit” nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj shkruan se mezi pret të takojë një mik të mirë të qytetit të Tiranës, si ish-ambasadori Arvizu.

“Mezi pres të ritakoj sot një mik të mirë të qytetit tonë, ambasadorin Alexander Arvizu, për ta nderuar pas pak me “Çelësin e Qytetit”, si një qytetar i nderuar i Tiranës. Mirë se vjen në shtëpi, Alex”, shkruan Veliaj.

Mësohet se ceremonia do të zhvillohet rreth orës 11:00 në Bashkinë e Tiranës.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading