Zonjat që u martuan në Bashkinë e Tiranës, kërkuan regjistrimin e dy fëmijëve me të drejta të barabartë, Gjykata rrëzon kërkesën.
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj, çiftit që u martua pak kohë më parë në Bashkinë e Tiranës. Ato kërkuan që t’i regjistronin dy fëmijët me të drejta mëmësie të barabarta. Por pavarësisht kërkesës së tyre, Gjykata nuk e ka pranuar.
Zonjat kishin paditur zyrën e gjendjes civile pranë njësisë administrative numër dy dhe i kërkuan gjykatës së lartë që ta detyrojë ti regjistrojë dy fëmijet. Gjykata e Lartë tha se njësia administrative nuk mund të marrë një vendim që nuk bazohet në kodin e familjes.