Skeleti i dinozaurit shitet për çmim rekord.

0
446

Skeleti i një dinozauri të madh është shitur për 44.6 milionë dollarë në ankandin Sotheby’s në New York duke u bërë fosili më i paguar ndonjëherë.

Dinozauri “stegosaurus” që njihet me emrin “Apex”, është skeleti më i plotë i gjetur deri sot.

Ai i është shitur një blerësi anonim i cili ka thënë: “Apex ka lindur në Amerikë dhe do të qëndrojë në Amerikë”.

“Apex” ishte zbuluar rastësisht në vitin 2022 në qytezën me emrin e njëjtë si dinozauri.

“’Apex’ ka bërë historinë sot duke u shitur për 44.6 milionë dollarë në Sotheby’s për t’u bërë fosili më i vlefshëm i shitur në ankand ndonjëherë”, thuhet nga Sotheby’s.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading