Debutoi 16-vjeç në Serinë B, talenti i Shqipërisë firmos me kompaninë e menaxhimit të Pep Guardiolës

0
51

Në mesin e shumë talenteve shpërthyese që po i dalin Shqipërisë në Itali, është edhe Braian Gjyla. Në moshën 16-vjeçare ky futbollist bëri debutimin e tij me ekipin e Feralpisalo kundër Parmës. Tani në moshën 17-vjeçare, talenti shqiptar është marrë nga Sasuolo në huazim me të drejtë blerje, për 1 milionë euro. Pozicioni natyral i Braianit është ai i sulmuesit të krahut, por luan edhe si sulmues i dytë. Ai është pjesë e grupmoshave të Shqipërisë dhe premton shumë për të ardhmen.

Së fundmi, Gjyla ka firmosur për kompaninë e menaxhimit SEG që zotëron shumë lojtarë të njohur, por edhe trajner të kalibrit Pep Guardiola, Ten Hag. I përfaqësuar nga agjenti i tij shqiptar Dorian Shkira, edhe ky hap i kalimit në SEG tregon se Gjylën e pret një e ardhme premtuese përpara, nëse do të mbajë përkushtimin dhe punën e palodhur. Mbajeni mend si emër, do të dëgjohet shumë për të në të ardhmen…

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading