Armë zjarri, municione dhe lëndë narkotike në banesë, bie në prangat e policisë 30-vjeçari në Vlorë.

0
423

Mbante fshehur në banesë armë zjarri automatike, armë zjarri pushkë, municion luftarak dhe lëndë narkotike kanabis, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari. Sekuestrohen armët, municioni luftarak dhe lënda narkotike.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore, të siguruar në vijim të megaoperacionit “Sundimi i Ligjit”, se një shtetas mbante armë në banesën e tij, në lagjen “24 Maji”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Strike 19”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

A. H., 30 vjeç, banues në Vlorë. Gjatë kontrollit të ushtruar fillimisht në automjetin që ky shtetas lëvizte në momentin e arrestimit, në çantën e tij shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një dozë me lëndë narkotike kanabis. Nga kontrolli i mëtejshëm në banesën e 30-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike, 1 armë pushkë, municion luftarak për to dhe një sasi lëndë narkotike kanabis. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading