Zgjedhjet në Himarë/ KQZ miraton numrin e fletëve të votimit, ja sa qytetarë do të kenë të drejtë vote.

0
172

Në zgjedhjet e 4 gushtit për bashkinë e Himarës do të kenë të drejtën e votës 23 mijë e 74 zgjedhës, sipas listës së përpiluar nga Drejtoria e Përgjithshme e gjendjes civile. Nisur nga ky numër i himariotëve me të drejtë vote, KQZ miratoi këtë të shtunë edhe numrin e fletëve të votimit, që do të jenë 2% më shumë sesa numri i zgjedhësve dhe do të jenë 36 Qendra Votimi.

Zgjedhjet e 4 gushtit po zhvillohen nën klimën e përplasjeve mes opozitës dhe maxhorancës për shkak të heqjes së mandatit të Fredi Belerit.Në garë janë Vangjel Tavo i PS dhe Petro Gjikuria i opozitës që ka premtuar të çojë para axhendën e Belerit.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading