“Pse më sheh…?”- Policia jep detaje nga plagosja për motive xhelozie në Tale.

0
750

Policia ka dhënë detaje të reja nga plagosja në Tale, ku dy shtetas janë konfliktuar për motive xhelozie, teksa gjithçka ka nisur me fjalinë “Pse më sheh gruan’’, dhe më pas ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit.

Sipas bluve, ka mbetur i plagosur shtetasi me iniciale A.M., banues në Zejman, i cili është dërguar në spital, ku raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Autori i ngjarjes pasi ka kryer plagosjen, është larguar me një automjet në drejtim të autostradës, teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:30, në një zonë  larg pushuesve në plazhin Tale, dyshohet se  pas një konflikti  për motive të dobta mes dy shtetasve,(motive xhelozie) ka mbetur i plagosur  me armë zjarri jashtë rrezikut për jetën shtetasi  A.M, banues ne Zejmen Lezhë.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading