“Kush s’kërcen është juventin”! Tifozët e Napolit e provokojnë, Antonio Conte nuk e pështyn bukën ku ka ngrënë: Nuk e bëj dot, mos ma kërkoni.

0
666

Antonio Conte ka punuar në shumë klube. Ai drejtoi Interin, Chelsean, Tottenhamin dhe tani Napolin, por dihet që Juventusi është në zemrën e tij. Si lojtar, Conte kaloi 13 vite në skuadrën e Torinos, ai është iniciatori i rikthimit të Zonjës së Vjetër dhe dominimit dhjetëvjeçar të futbollit italian dhe për tre vjet fitoi tre tituj kampion.

Tashmë specialisti me përvojë ka marrë përsipër Napolin. Dihet se tifozët e këtij klubi e urrejnë Juventusin. Trajneri i ri i skuadrës, si bianconero, është pritur mjaft mirë nga tifozët të cilët e kanë vënë në një situatë të vështirë mbrëmjen e sotme. Megjithatë, ata nuk arritën ta provokojnë atë.

Gjatë fjalimit për planet e klubit, të pranishmit nisën të thërrisnin: “Kush nuk kërcen është tifoz i Juventusit”. Conte qeshi me hidhërim me këtë provokim dhe vendosi të përgjigjet: “Mos më kërkoni të bëj gjëra që nuk do t’i bëj kurrë”, tha Conte dhe shtoi: “Ne trajnerët duhet të jemi shembull. Por dijeni, unë jam tifozi numër një i Napolit”.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading