E ardhmja e Joao Felix , sulmuesi portugez me destinacion Premier League?

0
i-770x433

João Félix mund të ketë gjetur një destinacion  interesant kur bëhet fjalë për të sqaruar të ardhmen e tij. Diario AS raportoi tashmë në fillim të korrikut se Aston Villa po konsideron futbollistin portugez për të forcuar sulmin për Champions League. Tani klubi nga Birminghami ka rënë  dakord për largimin e anësorit francez Moussa Diaby në Al Ittihad të Arabisë Saudite, çka hap dyert në Villa Park për João Félix.

Felix vjen pas një sezoni te Barcelona, aty ku në 30 ndeshje, realizoi 7 gola dhe dhuroi 3 asiste. Më parë, sulmuesi ka veshur fanellën e Atleticos dhe Chelseat. Pasi luajti si huazim edicionin e kaluar te katalanasit, ai ka nënshkruar me Atléticon deri në vitin 2027, por klubi dhe lojtari e dinë se rrugët e tyre me gjasë do të ndahen.

Aston Villa është mjaft aktive në merkato, pas nënshkrimit të Ian Maatsen; Cameron Archer, Jaden Philogene, Iling-Junior, Dobbin, Barrenechea ose Barkley, klubi shiti Douglas Luizin te Juventusi dhe  çoi Coutinhon te Vasco de Gama.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading