Kursi UEFA C – Përmbyllet me sukses edicioni i radhës për zonën e Tiranës

0
kursi-UEFA-C-

Kursi për trajnerët e licencës UEFA C, i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit në zonën e Tiranës ka mbyllur me sukses edicionin e radhës me diplomimin e 43 pjesëmarrësve që ishin pjesë e këtij kursi.

Në ceremoninë e rastit të organizuar në “Shtëpinë e Futbollit” ishin të pranishëm drejtues të Sektorit të Edukimit në FSHF, të cilët kanë organizuar programin dhe janë kujdesur edhe për mbarëvajtjen e këtij kursi për formimin sa më cilësor të trajnerëve të rinj.

Në edicionin e këtij kursi morën pjesë 43 të apasionuar pas futbollit, të cilët me pajisjen me licencën “UEFA C” mund të ushtrojnë profesionin e trajnerit në futbollin amator dhe mund të punojnë si zëvendës-trajnerë me ekipet e moshave që marrin pjesë në kampionatet e të gjitha niveleve të organizuara nga FSHF në vend.

Një ndër kursantët e diplomuar ishte edhe Darjan Konomi, i cili është një person me aftësi ndryshe por falë pasionit për sportin e bukur të futbollit dhe mbështetjes që FSHF i jep të gjithë këtyre personave, përmbylli me sukses kursin UEFA C. Ashtu siç është theksuar në Strategjinë e Qëndrueshmërisë “Ndërtimi i Urave Lidhëse përmes Futbollit” të lançuar në muajin prill të këtij viti synimi i FSHF-së është të paraqesë rritjen dhe zhvillimin e futbollit në të gjithë vendin dhe mbi të gjitha të theksojë ndikimin pozitiv që ky sport gjeneron në jetën e individëve në mbarë Shqipërinë.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading