E KRYER – Refuzoi Sylvinhon për të luajtur me Gjermaninë, talenti shqiptar transferohet në Premier League.

0
132855

Brajan Gruda është një nga talentet që ka shkëlqyer në Bundesligë sezonin e fundit, me sulmuesin 20-vjeçar që zgjodhi të luante për Gjermaninë përpara Shqipërisë, duke refuzuar ftesën e bërë nga Sylvinho përpara Europianit.

Duket se talenti shqiptar tashmë ka hedhur një hap të madh në karrierën e tij, duke i dhënë fund aventurës te Mainz 05 për një të ardhme në Premier League.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka konfirmuar transferimin e Grudës te skuadra e Brighton për shumën e 30 milionë eurove. 20-vjeçari ishte priorirteti kryesor i trajnerit të ri të skuadrës angleze, Fabian Hürzeler, teksa tashmë pritet vetëm zyrtarzimi nga ana e klubit, që do të ndodhë ditët në vijim.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading