U përjashtua pas sherrit me Gattuson, Perisic drejt kalimit te Barcelona.

0
7374742

Aventura e Ivan Perisic te Hajduk Split duket se është drejt fundit, pas vetëm një sezoni në klubin ku ai u formua si lojtar.

Kjo gjë ka ardhur pikërisht pas “përplasjes” që veterani kroat ka pasur me trajnerin italian, Gennaro Gattuso. Ky i fundit nuk e do në skuadër 35-vjeçarin, të cilin e la në pankinë në ndeshjen e fundit miqësore.

Perisic duket se është gati të rikthehet për të luajtur dhe njëherë në majat e futbollit europian. Është pikërisht Barcelona që kërkon shërbimet e sulmuesit kroat, pasi nuk u bë i mundur transferimi i Nico Williams.

Sipas mediave spanjolle, ka qenë pikërisht trajneri Hansi Flick që i ka bërë ftesë Perisicit, të cilin e ka pasur më parë dhe te Bayerni.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading