Bayerni merr vendimin, nuk e grumbullon mesfushorin dhe e nxjerr në shitje.
Leon Goretzka nuk ishte në testin miqësor ndaj Tirolit (3-0) të martën e kaluar për shkak të një dëmtimi të lehtë. Megjithatë, për ndeshjen e sotme kundër SSV Ulm 1846 në raundin e parë të Kupës së Gjermanisë, mesfushori gjerman nuk do të jetë sërish në skuadrën e Vincent Kompany.
Kicker raporton se strategu i ri ka vendosur për të nxjerrë në shitje Goretzka-n. Një goditje e rëndë për 29-vjeçarin, i cili në fakt kaloi gjithë verën në klub pas deklaratave të përsëritura nga drejtuesit bavarez, të zhgënjyer nga sezoni i kaluar.
Kontrata e mesfushorit mbetet e vlefshme deri në vitin 2026 dhe ai vetë në fakt nuk dëshiron të largohet nga Bayerni, por tashmë do të jetë i detyruar të kërkojë një tjetër ekip.