Flick konfirmon mungesën e Dani Olmo në sfidën e parë të kampionatit.

0
354251

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick në prag të ndeshjes së parë në kampionate kundër Valencias konfirmoi mungesën e blerjes më të rëndësishme të verës: Dani Olmo.

Flick deklaroi se ylli spanjoll nuk është gati, për shkak se është bashkuar vonë me ekipin, ndërsa theksoi se Lamine Yamal, mund të jetë në fushë.

“Dani Olmo nuk është gati. Ai mbërriti shumë vonë në fazën përgatitore dhe ne duam të kujdesemi për të sepse është e rëndësishme që mos na dëmtohen lojtarët. Kemi lojtarë cilësorë dhe kemi nevojë që ata të stërviten dhe të përgatiten mirë.

Ne kemi 22-23 lojtarë të regjistruar në listë dhe nesër do të aktivizojmë vetëm ata që janë të regjistruar. Dani Olmo nuk është gati për të luajtur nesër, edhe nëse regjistrohet. U bashkua shumë vonë me ne. Të gjithë ata që do të luajnë, duhet të jenë në 100% e tyre. Lamine Yamal mund të luajë nesër.”, deklaroi Flick.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading