Ukraina shkatërron një urë brenda Rusisë, por po humbet territore në lindje.
Ukraina ka shkatërruar një urë të rëndësishme strategjike mbi lumin Seym, teksa vazhdon inkursionin e saj në rajonin Kursk të Rusisë. Zyrtarët rusë citohen të kenë thënë se operacioni pranë qytetit të Glushkovo ka bllokuar një pjesë të zonës. Ura u përdor nga Kremlini për të furnizuar trupat e tij dhe shkatërrimi i saj mund të pengojë tashmë lëvizjet e tyre.
Presidenti Volodymyr Zelensky tha se trupat ukrainase po forconin pozicionet e tyre në Kursk dhe i quajti territoret e pushtuara një fond shkëmbimi, duke lënë të kuptohet se ato mund të shkëmbeheshin me rajonet ukrainase të pushtuara nga Moska. Në javën e tij të dytë, ky është inkursioni më i thellë i Ukrainës në Rusi që kur Moska filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë më shumë se dy vjet më parë. Operacioni i befasishëm ndërkufitar i Ukrainës ka çuar në evakuimin e me shumë se 120 mijë njerëzve. Mes pretendimeve ukrainase për përfitime territoriale, Kievi ka pohuar vazhdimisht se nuk dëshiron të pushtojë Rusinë.
“Ukraina nuk është e interesuar të pushtojë territoret ruse”, – tha të premten një ndihmës i lartë i presidentit ukrainas Zelensky. Mykhailo Podolyak tha se një nga objektivat kryesore që ata donin nga inkursioni i tyre në Rusi ishte të bënin Moskën të negocionte “me kushtet tona”. “Në rajonin e Kurskut, ne mund të shohim qartë se si mjeti ushtarak po përdoret për të bindur Rusinë që të hyjë në një proces të drejtë negocimi,” shkroi ai në X, duke shtuar se Kievi ka provuar “mjete efektive të detyrimit”.

Sipas guvernatorit të mbështetur nga Rusia të Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut, Denis Pushilin, qyteti ka qenë nën bombardime që nga mesdita e së premtes. Agjencia e lajmeve Reuters raportoi se gjatë 24 orëve të fundit, 3 civilë ishin vrarë dhe 5 të tjerë u plagosën. Në Krime, e cila u aneksua nga Rusia në vitin 2014, raketat që synonin një urë të ndërtuar nën urdhrat e presidentit rus Vladimir Putin u rrëzuan brenda natës, tha ministria e mbrojtjes në Telegram. Kievi ka nisur sulme të shumta dhe tentativa për sulme në urën e Kerçit që kur Moska filloi ofensivën e saj ushtarake.