Benet Beci sjell të dielën e mrekullueshme në plazhin e Velipojës.

0
4607736998005710265_n-1024x768

Kryebashkiaku i Shkodtrës Benet Beci ka ndarë në rrjetet sociale përmes fotove plazhin e Velipojës.  Perlat e Adriatikut e pasur me kontraste natyrore, me një rërë që do ta kishte zili gjithë vija jonë bregdetare, vjen në këtë prezantim si trokitje në ëndjen për dëshirim. Prej sa zbardh dita e derikur perëndimi kuqëlon duke e shndërruar detin në një kolovitje të florinjtë, bregu i Velipojës është i populluar me pushues të të gjithë grupmoshave, duke e bërë këtë piketë të pushimeve një të mundshme për të gjithë, pavarësisht xhepit dhe pretendimeve.

Velipoja është ndryshe plazhi i familjes. Ai ka qenë dhe ka mbetur një prej synimeve prioritare, jo vetëm për shkodranët dhe shqiptarët e Kosovës, por për të gjithë ata që duan një mundësi komode pushimesh, ku asgjë nuk është e ekzagjeruar dhe gjithçka i përgjigjet kërkesave dhe nevojave të pushueve.

Plazhi shtrihet në gjatësi rreth 14 kilometërshe, prej grykëderdhjes së Bunës e arrin deri tek zona e quajtur “Rana e Hedhun”, në afërsi të Shëngjinit. Ajo që të tërheq vëmendjen në këtë plazh, përveç detit shumë të pastër, ajrit me oksigjen kurativ, është edhe rëra e imët e errët e pasur me jod, si një nga përbërësit shërues të kësaj rëre.

Aty janë të gjitha dhe gjithçka është e mundur për të gjithë!

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading