Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit takon drejtuesit e IOM Albania.

0
456034169_89461482399

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor, Muhamet Rrumbullaku, priti në një takim drejtuesit e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në Shqipëri, pjesë e Rrjetit të Kombeve të Bashkuara, për të diskutuar mbi bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë e thellimit të tij.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit falënderoi IOM dhe qeveritë daneze, norvegjeze dhe britanike për mbështetjen e dhënë ndër vite për Policinë e Shtetit, veçanërisht për rritjen e kapaciteteve për ripranimin dhe menaxhimin e integruar të kufirit në Ballkanin Perëndimor, ndërsa theksoi rëndësinë e zbatimit të projekteve që synojnë përmirësime në pajisje dhe teknologji.
Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku nënvizoi vëmendjen që Policia e Shtetit, Ministria e Brendshme dhe Qeveria Shqiptare u kushtojnë çështjeve të migracionit, duke i trajtuar ato në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading