Katër të burgosur arratisen nga një spital psikiatrik në Gjermani, mes tyre një 27-vjeçar shqiptar (EMRI+FOTO)

0
42837

Katër të dënuar që po trajtoheshin për probleme psikike apo varësi në një spital në Bavari të Gjermanisë, janë arratisur nga spitali, raporton “RTL”.

Siç bëhet e ditur, në mesin e të arratisurve është edhe një shqiptar nga Kosova, 27-vjeçari Zeqir Beqiri.

Ata dyshohet se janë arratisur në mbrëmjen e së shtunës rreth orës 21:00, teksa ishin pacientë në spitalin psikiatrik të qarkut Lercxhenhaid.

Sipas policisë, të dyshuarit kanë kërcënuar fillimisht një punonjës të klinikës.

“Të burgosurit janë 31, 27, 28 vjeç”, kanë thënë zyrtarët, teksa të dhënat për shqiptarin e dyshuar tregojnë se është përafërsisht 70 kg, rreth 1.85 cm i gjatë, flokë të gjatë të lidhura dhe me mjekër të lëshuar.

Të dyshuarit tjerë janë dy gjermanë dhe një boshnjak.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading