Përplasja e dy Jet Skive në Velipojë, ndërron jetë në spital 19-vjeçari italian.

0
640-0-v-1723993140-jpeg-ezgif.com-webp-to-jpg-converter

19-vjeçari italian, i cili mbeti i lënduar nga përplasja e dy Jet Skive në detin e Velipojës, ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës.

Nicola Loro u transportua në spital pas përplasjes, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Aksidenti ujor ndodhi sot pas mesdite rreth një milje larg nga perimetri i sigurisë.

Njoftimi i Policisë:

Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për një përplasje mes dy mjeteve lundruese Jet Ski, në thellësi të plazhit të Velipojës, rreth një milje larg nga perimetri i sigurisë, ju bëjmë me dije se shtetasi italian N. L., 19 vjeç, ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rast.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading