Tregu i mbushur me makina të vjetra, rreth 73% e autoveturave janë me moshë mbi 15 vjeçare.

0
Monitor-scaled-1-1140x570

Për periudhën janar-qershor 2024, sipas të dhënave Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, totali i mjeteve që rezultojnë me status “aktiv” ose “të çregjistruara përkohësisht” në regjistrin kombëtar është 914,925 mjete. Të regjistruara për janar -qershor 2023 ishin gjithsej 828,306 mjete.

Nga totali i mjeteve për janar-qershor 2024, në regjistrin kombëtar numri i autovetuarave arriti në 738,299. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar numri i autoveturave u shtua 11%.

Për 6 mujorin e parë të 2024-s, autoveturat me moshë mbi 15 vite përbëjnë 73% të numrit gjithsej të autoveturave me status “aktiv” ose “të çrregjistruara përkohësisht”. Numri i autoveturave për grupin mbi 15 vjet për janar-qershor ishte 541,210 autovetura sipas të dhënave të DPSHTRR-së. Krahasuar me të njëjtën periudhë numri i tyre është rritur 11%.

Numri i autoveturave 9 deri 15 vjeçare për janar-qershor 2024 ishte 149,677 autovetura. Numri i tyre u shtua rreth 2%. Në flotën e autoveturave ato zunë 20% të totalit.

Ndërsa numri i autoveturave të moshës 5 deri 8 vite për janar-qershor 2024 ishte 27,672 autovetura apo 57% më shumë se në 2023. Në flotën e autoveturave ato zunë rreth 4% të totalit për periudhën janar-qershor 2024.

Autoveturat e reja, me moshe nga 0 deri 4 vite ishin 19,730. Krahasuar me vjet numri i tyre është rritur 33%. Në totalin e makinave të regjistruara ato zenë 2,6%.

Në flotën e autoveturave, të tipologjisë me kambio manuale zunë pjesën më të madhe 56,2% të totalit të tyre që rezultojnë me status “aktiv” ose “të çregjistruara përkohësisht” për 6 mujorin e parë të 2024-s.

Numri më i lartë i mjeteve rrugore është regjistruar në qarkun e Tiranës duke zënë 35% ndaj mjeteve rrugore gjithsej të regjistruara në vend. Më pas numri më i lartë i autoveturave për janar-qershor 2024 ishte në Durrës me 102,290 autovetura apo rreth 14% të totalit. E ndjekur nga qyteti i Fierit ku autoveturat zënë 9% të totalit në rang vendi dhe më pas në Shkodër ku zënë 7%.

Sipas llojit të markës në 6 mujorin e parë të 2024-s, kryesuan autoveturat e markës “volkswagen” me 140,130 të tilla apo sa 19% e totalit të autoveturave të regjistrit kombëtar. E ndjekur më pas nga marka mercedez benz me një flotë prej 133,137 autoveturash duke zënë 18% të totalit.

https://sot.com.al/wp-content/uploads/2024/08/av-300x187.jpg

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading