Anijet e Belinda Ballukut gllabërojnë buxhetin e KESH, ja ç’po ndodh me gjeneratorët portativë si aferë e zezë…
Anijet e Belinda Ballukut gllabërojnë buxhetin e KESH, ja ç’po ndodh me gjeneratorët portativë si aferë e zezë e sektorit energjitik
Anijet e Belinda Ballukut gllabërojnë buxhetin e KESH, ja ç’po ndodh me gjeneratorët portativë si aferë e zezë e sektorit energjitik
Një fakt tjetër, tregon batërdinë miliona euro që po i bën buxhetit të shtetit, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, si super-ministre që ka në dorë energjinë, rrugët, transportin, portet detare, aeroportet, minierat, gjeologjinë, ujësjellësit, landfillet, hekurudhën, planifikimin e territorit, Agjencinë e deri Agjencinë Kombëtare Bërthamore, por tashmë edhe 3 ministri të tjera që morën së fundmi në patronazh drejtorët e saj “kukulla”.
Para disa kohësh, nën maskën e krizës së energjisë elektrike, Belinda Balluku ka sjellë në Vlorë, 2 anije gjeneratorë nga Bangladeshi për prodhim energjie, të cilat nuk janë ndezur asnjë ditë, por paguhen çdo ditë megjithëse duhej të kishin nisur prodhimin më 1 dhjetor 2023. Quhen “Tigri 1” e “Tigri 3” që po “gëlltisin” buxhetin e shtetit. Pas shpalljes së tenderit për të siguruar 21 mijë ton naftë për të vënë në punë dy anijet TEC në Vlorë për prodhimin e energjisë, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka hapur një procedurë prokurimi edhe për largimin e mbetjeve hidrokarbure që do të gjenerohen nga ky proces.
Detajet
Në Agjencinë e Prokurimit Publik u njoftua procedura me objekt kontrate “Përfitimi i shërbimit të evadimit të mbetjeve hidrokarbure TEC Lundrues Vlorë dhe trajtimi i tyre përfundimtar” me fond limit 32 milionë lekë. Sipas dokumenteve të tenderit sqarohet se largimi i mbetjeve do të jetë për një periudhë 2 vjeçare deri në konsumimin e 25 mijë tonëve naftë. “Për të llogaritur nevojën për përcaktimin e sasisë së evadimit të mbetjeve hidrokarbure, bazuar në karakteristikat teknike të aseteve gjeneruese dhe karakteristikave të lëndës djegëse. Grupi i punës ka marrë në konsideratë të dhënat teknike të shfrytëzimit të kryera nga kompania Renco s.p.a dhe nga analiza e mësipërme rezulton që sasia e mbetjeve hidrokarbure që do të prodhohet në funksion të konsumit të lëndës djegëse do të jetë: 0.0226297074 mton. Shoqëria KESH sh.a do të furnizoj sasinë e lëndës djegëse prej 25,000 ton për funksionimin e aseteve generuese” thuhet në dokument.
Konkretisht KESh kërkon që nëpërmjet palëve të treta të arrijë të marrë shërbimin e evadimit të mbetjeve hidrokarbure në “Impiantin termik lundrues te përkohshëm dhe infrastrukturës ndihmëse”. Sipas dokumenteve shërbimi i kërkuar mund të jepet vetëm nga operator të cilët disponojnë kapacitetet e nevojshme për evadimin e mbetjeve që rrjedhin nga aktiviteti i operimit të TEC Lundrues. “Ofertuesit duhet të sigurojnë dhënien e shërbimit gjatë gjithë periudhës që do të konsumohet sasia e lëndës djegëse prej 25,000 ton. Në mënyrë përmbledhëse shërbimi i kërkuar do të përbëhet nga tërësia e elementeve të përcaktuara si më poshtë, të cilat të kryhen nga ofertuesi me qëllim evadimin e mbetjeve hidrokarbure që do të prodhohen nga konsumi i 25,000 ton lëndë djegëse.
Periudha e ofrimit të shërbimit do të jetë për një periudhe 2-vjecare ose deri në përfundimin e konsumit të sasisë së lëndës djegëse prej 25,000 ton” nënvizon KESH. Palët mes tyre do të organizojnë një sistem të njoftimit të kërkesës (rrjedhës së kërkesave për shërbim), i cili do te jete pjesë e kontratës që do të lidhet mes palëve. Nga ana e shoqërisë Renco s.p.a, janë llogaritur sasitë e nevojshme për evadim në bazë ditore dhe javore në përputhje me kapacitetet depozituese të tankerave të pozicionuara në asetet lundruese.
Afera
Pra, për këto dy anije fantazma, përveç ankorimit 2.3 milionë Euro që e pagoi qeveria shqiptare dhe përveç 93 mijë USD qira në ditë, shqiptarët përveç furnizim të tyre me lëndë djegëve naftë që të punojnë e prodhojnë energji, ndërsa energjinë do na i shesin më shtrenjte se çmimi në Bursë do të paguajnë dhe për largimin e mbetjeve hidrokarbure që do të gjenerohen nga ky proces.